Aksident në rrugën Prishtinë-Pejë, përfshihen disa vetura

Një aksident trafiku ka ndodhur në pasditen e së shtunës, në rrugën magjistrale Pejë-Prishtinë.

Disa vetura janë përfshirë në një ndeshje zinxhir, afër fshatit Gllarevë, në komunën e Klinës.

Si rezultat i aksidentit disa vetura kanë pësuar dëme, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

Një kolonë e gjatë automjetesh është shkaktuar pas aksidentit, tregojnë pamjet e dërguara në adresën elektronike të Gazetës Express.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë