Rrënimet në Komoran, eskalon situata në një familje

Inspektorët me urdhër të komunës së Drenasit kanë filluar rrënimet e shtëpivë , të banuara tash e 40 vite, në Komoran.

IndeksOnline ka siguruar një video ku shihet se si inspektorët kanë hyrë brenda në shtëpi duke larguar të gjitha gjësendet që ishin aty.

Një banore e kësaj shtëpise për IndeksOnline ka thënë se një familjare është dërguar pa vetëdije në spital për shkak të rrënimit të shtëpisë.

Ajo ka treguar se tash e 40 vite dy të moshuar kanë jetuar në këtë shtëpi që po rrënohet.

Nga komuna e Drenasit, për IndeksOnline, ka thënë se ky  aksion është realizuar për shkak që pronarët konsiderohet uzurpatorë të pronës publike.

Në këtë hapësirë, sipas komunës, do të ndërtohet një shkollë profesionale.

Zëdhënësi i komunës së Drenasit, Bekim Dobra, për IndeksOnline ka bërë të ditur se rrëznime po ndodhin për shkak që pronarët e tokave konsiderohen uzorpatorë të pronës publike.

Dobra ka thënë se në ato prona do të ndërtohet shkolla profesionale.

“Rrënimet që janë duke u bërë në Komoran, janë ndërmarrë veprime komunale pasi që me vendim të komunës ata janë shpllaur uzurpatorë të pronës publike. Të njëjtit, pas shumë kërkesave që iu ka bërë komuna për lirimin e pronave nuk i kanë liruar.

Me qëllim të realizimit të projektit për ndërtimin e shkollës profesionale, inspektorët komunal sot kanë ndërrmarrë veprime të nevojshme për lirimin e asaj pjese, që komuna ka marrëveshje edhe me Ministrinë për lirimin e pronave për rezilimin e projektit të ndërtimit të shkollës profesionale”, ka thënë Dobra.

Ramiz Lladrovci në spital, por bagerat e komunës sot po rrënojnë disa shtëpi të uzurpatorëve

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë