Dezinsektohen hapësirat publike në Drenas dhe Komoran
Pas të gjitha përgatitjeve të nevojshme nga ana e Komunës së Drenasit, përkatësisht, Drejtorisë për Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, gjatë orëve të mbrëmjes së ditës së sotme u krye dezinsektimi i hapësirave publike në Drenas dhe Komoran.
Projekti u realizua nga kompania e kontraktuar nga Drejtorisë për Shërbimeve Publike dhe Emergjencë.
Dezinsektimi i hapësirave publike ka për qëllim asgjësimin e insekteve të dëmshme, si masë parandaluese të përhapjes së sëmundjeve infektive.