Policia jep detaje për aksidentin të “Kroni i Mbretit”

Policia ka njoftuar se sot ka ndodhur një aksident trafiku te Kroni i Mbretit ku lëndime kanë marr tre persona.

Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor, raporton DrenicaOnline.

“Sot, më 13.08.2020, rreth orës 15:05, policia është njoftuar për një aksident trafiku rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (te Kroni i Mbretit). Në aksident janë përfshirë tri vetura. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Njësitet policore të trafikut kanë dal në vend-ngjarje dhe po merren me rastin.”, ka thënë ai.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë