Pamje nga aksidenti i rëndë te “Kroni i mbretit”

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Korroticë të Lartë të Drenasit. Lexues të DrenicaOnline kanë dërguar pamje nga vendi i aksidentit.

Aksidenti ka ndodhur  saktësisht te vendi i njohur si “Kroi i Mbretit” në magjistralen Prishtinë-Pejë.

Një kamion i gjelbër i rrokullisur në skaj të rrugës e i demoluar krejtësisht në pjesën e përparme të tij,  me xhama të thyer shihet në pamjet e siguruara.

DrenicaOnline do t’iu mbajë të informuar për këtë aksident.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë