Nesër do të fillojë dezinsektimi hapësinor për vitin 2020 në Komunën e Drenasit

Komuna e Drenasit, përkatësisht, Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, nesër do të filloj implementimin e projektit për dezinsektimin e hapësirave publike në Drenas dhe Komoran.

Në mënyrë që ky proces të ketë sukses, dezinsektimi do kryhet në orët kur këto insekte janë më aktive, nga ora 19:30-24:00.

Gjatë kohës së dezinsektimit, qytetarët duhet t’i mbajnë dritaret e mbyllura dhe të kufizojnë daljet nëpër hapësirat ku është duke u kryer dezinsektimi së paku për një orë.

Bashkëpunimi i qytetarëve në këtë proces është i një rëndësie të veçantë për rezultatet e këtij procesi, DSHPE njoftimin do të bëjë edhe përmes megafonit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë