Rastet e reja me COVID-19 në Drenas, Llapushnik, Komoran e Vuçak

Dje, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 463 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 171 raste pozitive.

Prej këtij numri të përgjithshëm, gjashtë raste janë nga Komuna e Drenasit. Dy raste në Komoran, dy në Llapushnik, një në qytet dhe një Vuçak.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë