Komuna e Drenasit përkujdeset për mjedisin, largon deponitë ilegale

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjente po vazhdon aktivitetet për largimin e deponive ilegale në Komunën e Drenasit.

Në vazhdën e këtyre punëve, DSHPE gjatë këtyre ditëve ka larguar deponinë ilegale në fshatin Verboc, Likoshan dhe Dobroshec.

Këto aktivitete do të vazhdojnë me intensitet në hapësirat publike, duke përfshirë gjithë territorin e Drenasit.

Kujdesi ndaj mjedisit që na rrethon, është mbrojtja e shëndetit dhe vendit ku jetojmë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë