Ngjarje e rëndë, dyshohet se djali vrau nënën

Një vrasje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Ferizajt, saktësisht në rrugën ‘Rrustem Statovci’.

Sipas dyshimeve të para thuhet se vrasja ka ndodhur brenda një familje.

Në bazë të të dhënave të para dyshohet se djali ka vrarë nënën.

E ndjera kishte jetuar vetëm me djalin e saj, i cili është edhe i dyshuari kryesor në këtë rast.

Indeksonline ka kontaktuar edhe zëdhënësin e policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi i cili tha se janë duke u kryer hetimet e nevojshme.

“Po kryhen hetimet e rastit, kur të përfundon do t’iu njoftojmë për më tepër”, tha shkurt ai.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë