Vdes Agush Qorri, fotografi më i vjetër i Drenasit

Fotografi më i vjetër në Komunën e Drenasit, Agush Qorri ka ndërruar jetë. Lajmin e ka dhënë kryetari i VV-së në Drenss, Shemsi Elezi. Elezi ka thënë se Baca Agush, do të mbetet përherë në mendjet e zemrat tona si një njeri i dashur e një zejtar që gëzonte respekt në tërë Komunën tonë por edhe më gjerë.

Postimi i Elezit:

Baca Agush ishte njeri i dashur dhe i afērt me të gjithë. Ai ushtronte zejen e tij si fotograf me dsshuri dhe përkushtim të lartē.
Ishte e pamundur që t’i ikje aparatit të tij kudo që mbaheshin takime e tubime të qytetarëve.
Ishte fotograf i ngjarjeve të shumta që nga viti 1967 kur edhe e filloi këtë biznes.
Baca Agush kishte trashëguar edhe të bijtë e tij këtë biznes deri në vitin 1999.
Baca Agush në luftë e përcolli një fat i rëndë, ku me 01 Maj 1999 iu vranë dy djemtë Xhevdeti dhe Shpendi që ishin shumë të ri në moshë. Pos dy djemëve pas plagēve të marra kishte ndërruar jetë edhe gruaja e tij.

Djemtë e bacës tonë edhe në luftë përgatitnin foto të ndryshme, të cilat i përpunonin në Prishtinë dhe i dërgonin në familjet ku u kërkohej në zonat e luftës.

Baca Agush, pas luftës e deri në frymën e fundit ndjente lodhje të madhe për shkak të humbjes së më të dashurëve në luftë.
Ai ishte shumë i zhgënjyer me zhvillimet e pasluftës e sidomos me rëndësinë që duhej dhënë njerëzve që konttibuan për Lirinë e fituar me gjak.
Gati nuk kalonte gjysmë jave e pa e takuar bacën Agush e bashkë me të bisedonim gjatë për shumë halle e derte.
Më thoshte se nuk po mundem të qëndrojë në këmbë pasi shëndeti i dobësohej çdo ditë.

Baca Agush, ishte viteve të fundit mbështetës i ndryshimeve të mëdha që duhej të bëheshin dhe kudo që ishim merrte kurajon të ishte me ne.

Baca Agush, do të mbetet përherë në mendjet e zemrat tona si një njeri i dashur e një zejtar që gëzonte respekt në tërë Komunën tonë por edhe më gjerë.

Qoftë i paharruar kujtimi për bacën Agush , zoti e bashkoftë me bijtë e tij , që për 21 vjet i përkujtojë çdo ditë, netë, orë e sekondë.

Ngushëllime familjes Qorri, bashkëqytetarëve të Drenasit, zejtarēve e të gjithë atyre që e njohën bacën Agush.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë