Nga e hëna me 10 Gusht, hapen çerdhet në Drenas

Në Komunën e Drenasit, nga 10 Gushti, ditën e hënë, do të hapen çerdhet private. Ky vendim është marr pas rekomandimeve të dhëna nga komisioni profesional, pasi që kishin vlerësuar situatën e krijuar nga pandemia covid-19.

Vendimi i fundit i Qeverisë, ka deleguar kompetencat për hapjen e çerdheve, te komunat, prandaj është vendosur që nga 10 Gushti të gjitha çerdhet private të hapen, duke i respektuar në mënyrë strikte rekomandimet e IKShP-së. Gjithashtu komisioni profesional do të bëjë vizita në çerdhe për të monitoruar se a janë duke u respektuar masat dhe rekomandimet e dhëna për hapjen e tyre.

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë