Komuna e Drenasit i shpreh ngushëllime familjes Qorri me rastin e vdekjes së Agush Qorrit

Pas një beteje të shkurtër me virusin covid-19, ka ndërruar jetë fotografi i parë në Drenas, Agush Qorri në moshën 80 vjeçare.

Komuna e Drenasit, i shpreh ngushëllime familjes Qorri me rastin e humbjes së kryefamiljarit të tyre, Agush Qorri.

Agush Qorri ishte baba i Xhevdetit dhe Shpendit, të cilët në moshë të re, në luftën e fundit me 1 Maj të vitit 1999 iu vranë nga forcat serbe, po ashtu edhe bashkëshortja e tij nga plagët e marra gjatë luftës, kishte humbur jetën. Agushi ishte fotograf, i pari në Drenas, qe me këtë zejë kishte filluar të merret që nga vitet e 60-ta.

Ngushëllime familjes Qorri!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë