Bëhu ushtar i Kosovës: FSK do të pranojë ushtarë të rinjë

Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës Fka njoftuar se ka hapur konkursin për pranimin e ushtarëve të rinjë në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Njotimi i plotë:

Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës shpall, konkurs për pranimin e rekrutëve të rinj – ushtarë aktivë në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Konkursi do të jetë i hapur prej datës 10 deri më 21 gusht 2020.

Formularët për aplikim mund të shkarkohen në ueb-faqen e Ministrisë së Mbrojtjes.

Dokumentet duhet të dorëzohen personalisht në të gjitha kazermat e FSK-së, çdo ditë pune nga ora 09:00-15:00.

Për informata plotësuese; www.mod.rks-gov.net; në nr.tel: 038-603-199 ose 038-603-355.
BËHU REKRUT I FSK-së!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë