Forca e Sigurisë së Kosovës rregullon oborrin e dy shkollave në Drenas

Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Zenel Hajdini” në Tërstenik dhe ShFMU “Dëshmorët e Fortesës” në Vërboc, janë përfitues të projektit nga Forca e Sigurisë së Kosovës.

FSK-ja, ne mënyrë vullnetare në ambientin e këtyre dy objekteve shkollore ka bërë rregullimin e oborreve.

Drejtori i DKA-së, Muhamet Gjoka, ka falënderuar Gjeneralin e FSK-së, Xhevahir Geci, Komandantin e Regjimentit të Xhenios, Rifat Maloku dhe stafin e FKS-së që kanë kontribuar në rregullimin e oborrit të këtyre dy shkollave. Gjoka ka vlerësuar se rregullimi i oborreve të këtyre dy shkollave, do të ndihmoj ne përmirësimin e infrastrukturës shkollore.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë