Mbyllet pishina “Zhiron” në Korroticë të Ulët

Inspektorët komunal në asistimin e Policisë së Kosovës, duke zbatuar Vendimin e Qeveirsë nr. 01/17 i datës 28.07.2020 ku ju ndalohet ushtrimi i veprimtarive pishinave, kanë mbyllur pishinën “Zhrion” në Korroticë të Ulët.

Ky veprim është marr nga inspektorët komunal, pasi që pishina “Zhrion” ka qenë duke punuar dhe me vendimin e lartcekur, kjo veprimtari është e ndaluar. Inspektorët dhe policia kanë larguar personat që kanë qenë brenda në pishinë, ndërsa pishina është mbyllur me shenjat zyrtare nga inspektorët deri në vendimin e ri të Qeverisë.
Ndaj biznesit do të merren masat për thyerjen e Vendimit, sipas dispozitave ligjore në fuqi.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë