Breshëri dëmton rëndë kulturat bujqësore të Liman Nuhës në Kisharekë

Një stuhi breshëri gjatë ditës së sotme ka goditur Komoranin dhe Kisharekën, duke bërë dëme të mëdha materiale, e sidomos në kulturat bujqësore.

Në adresë të DrenicaOnline kanë ardhur edhe pamje të stuhisë së breshërit, ku shihen dëme të mëdha në serat e Liman Nuhës nga Kishareka.

Nuha konfirmon se janë dëmtuar mbi një e hektarë e gjysmë kultura bujqësore që i ka pasur nën sera.

Dëm ky jashtëzakonisht i madh, sidomos në kohë krize të shkaktuar nga pandemia.

Nga videot dhe fotot e dërguara shihen dëme të mëdha në serat e Liman Nuhës, duke parë se breshëri arrinte madhësinë e grushtit të dorës.

Përveç Kisharekës, breshëri ka dëmtuar edhe Komoranin.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë