Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Drenasit

Është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës, ku për diskutim ishin 13 pika për rend dite. Për shkak të gjendjes së krijuar nga COVID-19, mbajtjes së distancës, mbledhja është mbajtur në Sallën e Kulturës.

Në mbledhje merrnin pjesë, nënkryetari i Komunës, Nazmi Hasi, kryesuesi i Kuvendit, Labinot Halilaj i cili edhe e ka kryesuar mbledhjen, anëtarë të Kuvendit, dhe drejtor të drejtorive komunale.

Më poshtë ju elaborojmë pikat që janë diskutuar e aprovuar në mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës;

Procesverbali i mbledhjes së rregullt të Kuvendit Komunal i datës 29.06.2020 ka kaluar me vota unanime.

Propozim Vendim për shpalljen e Lokalitetit të Boshtrës ( FORSYTHIA EUROPEA) në zonën e Goleshit- Fshatin Sankoc në Kategorinë- Monument i Natyrës, (e plotësuar), ka kaluar me shumicë votash.

Propozim Vendim për miratimin e Planit Zhvillimor Komunal të Gllogocit 2020-2028, (e plotësuar), ka kaluar me shumicë votash.

Anëtartët e Kuvendit janë njoftuar rreth përfundimit të kontratës së shfrytëzuesit të pronës së paluajtshme të Komunës së Drenasit.

Propozim Vendim për definimin dhe parcelizimin e të gjitha varrezave të cilat ndodhen në prona komunale në Komunën e Drenasit, ka kaluar me vota unanime.

Propozim Vendim për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr.12-353-22880,të datës 29.06.2020 për caktimin e lokacioneve për ndërtimin e dy fushave sportive, në pronën komunale, në zonën kadastrale në Abri e Epërme dhe në zonën kadastrave në Zabel i Epërm, ka kaluar me vota unanime.

Propozim Vendim për këmbimin e parcelave në zonën kadastrave në Baicë, ka kaluar me shumicë votash.

Propozim Vendim për lirim nga qiraja joprofitabile për familjet përfituese të shfrytëzimit të përkohshëm të banimit social në Bllokun I dhe II në Drenasin III për vitin 2020, ka kaluar me vota unanime.

Propozim Vendim për caktimin e lokacioneve për ndërtimin modernizimin dhe kompletimin e infrastrukturës përcjellëse të studionit të qytetit ‘’Rexhep Rexhepi” në Poklek të Ri, ka kaluar me vota unanime.

Propozim Vendim për caktimin e Lokacionit për realizimin e Projektit për ndërtimin e Çerdhes në Komoran, ka kaluar me vota unanime.

Propozim Vendim për shpalljen e interesit të përgjithshëm Publik për kthimin e pronave të cilat janë nën menaxhimin e AKPS-së, në zonat Kadastrale: Çikatovë e Re, Terstenik, Poklek, Korroticë e Poshtme, Zabel i Poshtëm, Komoran dhe Sankoc, ka kaluar me shumicë votash.

Në këtë mbledhje është paraqitur Raporti Financiar i Zhvillimit të Buxhetit Janar Qershor 2020.

Propozim Vendimi për Shpalljen e interesit të Përgjithshëm Publik të pjesës së ngastrës kadastrave 120/0, për zgjerimin, modernizimin dhe kompletimin e infrastrukturës përcjellëse të Stadionit në qytetin e Drenasit “ Rexhep Rexhepi” në Poklek të Ri, ka kaluar me shumicë votash.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë