Drejtoresha Shqipe Zogu pret në takim Komunitetin e Artistëve të Drenasit

Drejtoresha për Kulturë, Rini e Sport, Shqipe Zogu ka pritur në takim Komunitetin e Artistëve të Komunës së Drenasit, me të cilët ka diskutuar lidhur me kulturën në përgjithësi në Drenas, me theks të veçantë për mundësinë e themelimit të Tetarit të Qytetit.

Drejtoresha Zogu, ka informuar të pranishmit për procedurat e zhvilluara deri më tani dhe hapat të tjerë ligjor që Komuna duhet t’i ndërmarr për realizimin e objektives për themelimin të Teatrit të Qytetit.

Zogu ka theksuar, se vullneti i Komunës është për themelimin e Teatrit të Qytetit dhe me shqyrtimin e mundësive buxhetore, Komuna do të ndërmerr hapat konkret që Drenasi të ketë sa më shpejtë Teatrin e Qytetit.

Komuniteti i Artistëve të Drenasit, kanë falënderuar drejtoreshën Zogu për takimin dhe kanë ripërsëritur kërkesën e tyre që Drenasi të këtë sa më shpejtë Teatrin e Qytetit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë