Ramiz Lladrovci rezulton pozitiv, ndjehet mirë

Sot, IKShPK e ka njoftuar kryetarin e komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcin se në testin për covid-19, ka rezultuar pozitiv.

Këtë e ka bërë të ditur z. Lladrovci nëpërmjet rrjetit social ku deklaron se ka pak temperaturë, pa shenja tjera dhe ndjehet mirë.

Ja postimi i z. Lladrovci në fb:

Qytetarë të nderuar,

Mora njoftimin nga IKShPK se testi im për covid-19, është pozitiv. Kam pak temperaturë, pa shenja tjera. Ndjehem mirë.

Izolimi im vijon në pajtim me rekomandimet e institucioneve shëndetësore deri në shërimin e plotë.

Respektoni rekomandimet e IKShPK dhe të institucioneve tjera relevante.

Bartni maskën, ruani distancën, mbani higjienën!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë