Qytetarët e moshuar dhe ata me sëmundje kronike mund të dalin vetëm në këto orare

Qeveria e Kosovës ka marrë disa vendime të reja me qëllim që të parandalohet përhapja e koronavirusit, shkruan IndeksOnline.

E njëra nga vendimet ka prekur edhe qytetarët e moshuar dhe ata me sëmundje kronike.

Sipas Qeverisë, këto kategori mund të dalin jashtë në mjedise publike vetëm në orët e hershme të mëngjesit (prej orës 05:00-10:00) dhe orët e mbrëmjes (prej orës 18:00-21:00).

“Qytetarët e moshuar (mbi moshën 65 vjeç) dhe qytetarët me sëmundje kronike (diabet, hipertension arterial dhe sëmundje zemre, sëmundje kronike të mushkërive, pacientët me sëmundje të veshkave, pacientët me imunitet të suprimuar, pacientet onkologjik etj.) mund të dalin jashtë në mjedise publike vetëm në orët e hershme të mëngjesit (prej orës 05:00-10:00) dhe orët e mbrëmjes (prej orës 18:00-21:00)”,thuhet në vendim.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë