Qeveria pritet të ndalojë prerjen e kurbanëve, therja do të bëhet tek Bashkësia Islame

Qeveria e Kosovës sot pritet të marrë masa të reja me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit COVID-19.

Një nga vendimet pritet të jetë ndalimi i therjes së kurbanëve në çfarëdo ambienti, të hapur apo të mbyllur.

Në bazë të vendimit të ri, therja e kurbanëve pritet të lejohet vetëm në ambiente të autorizuara për këtë punë.

Kjo do të thotë që kurbanët nuk do të lejohen të theren në shtëpi këtë të premte.

Indeksonline ka kontaktuar kryeimamun e BIK-ut, Sabri Bajgorën lidhur me ketë temë. Bajgora ka thënë se qytetarët duhet t’i drejtojnë kurbanët tek Bashkësia Islame ku do të bëhet therja e tyre.

“Inkurajojmë besimtarët që kurbanët të i drejtojnë tek Bashkësia Islame. Kjo pasi që në shtëpi mund të ketë infektime. Prandaj, nuk është mirë që të prehen në mënyrë individuale. BIK do të bëj prerjen e tyre, e jo në tregje e pazare” thuhet në njoftimin e Bajgorës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë