Gëzim në familjen e kryetarit Lladrovci, kurorëzohet Driloni me Elenën

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka bërë të ditur se sot, djali i tij i dytë, Driloni ka vënë kurorë me të fejuaren e tij, Elenën.

Ai gjatë ceremonisë nuk ka qenë i pranishëm për shkak të vetizolimit, por ka uruar çiftin e ri që të jenë të lumtur.

Ja postimi i z. Lladrovci në fb:

Sot është ditë e shënuar në familjen tonë!

Djali im i dytë, Driloni me Elenën kanë vënë kurorë.

Elenës dhe Drilonit i dëshiroj lumturi dhe gjithmonë të vazhdojë dashuria e tyre.

Për shkak të kushteve të vetizolimit, nuk mora pjesë në ceremoni, por, mendja dhe zemra ime ishte me ta, ashtu siç ishin edhe bekimet e Babës Tush e Nënës Ki për çiftin.

Ju duam Elenë e Drilon, paçi gjithmonë lumturinë!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë