Video nga aksidenti në Komoran, ku humbi jetën një motorist

Një person ka humbur jetën si pasojë e aksidentit të ndodhur pasditen e sotme në Komoran.

Personi që ka humbur jetën po drejtonte një motoçikletë, teksa në aksident e përfshirë ishte edhe një veturë.

Indeksonline ka siguruar edhe video të realizuara tek vendi i ngjarjes, ku edhe u shkaktua ky aksident.

Nga Policia e Kosovës u bë ditur se me rastin po merren njësia policore e autostradës të cilët po bëjnë edhe matjet dhe shikimin e vend-ngjarjes.

“Sot, më 26.07.2020, në ora 17:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Komoran. Në aksident janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë. Sipas ekipit mjekësor një person si pasojë e aksidentit është pa shenja jete. Njësia policore e autostradës  po merret me matjet dhe shikimin e vend-ngjarjes”, ka thënë për Indeksonline, zëdhënsi i Policisë së Kosovës Bajram Krasniqi./Indeksonline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë