Vdes një person, si pasojë e aksidentit në Komoran

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më parë në magjistralen Prishtinë-Pejë, saktësisht në Komoran.

Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën një person.

Në aksident ishin të përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, raporton Indeksonline.

“Sot, më 26.07.2020, në ora 17:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Komoran. Në aksident janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë. Sipas ekipit mjekësor një person si pasojë e aksidentit është pa shenja jete. Njësia policore e autostradës  po merret me matjet dhe shikimin e vend-ngjarjes”, ka thënë për Indeksonline, zëdhënsi i Policisë së Kosovës Bajram Krasniqi./Indeksonline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë