Përkujtohen Imer Alushani, Sylë Morina dhe Nazmi Gashi

Sot 22 vite më parë, më 26.07.1998, në altarin e lirisë ra heroi i kombit, Imer Muharrem Alushani, nga Komorani. Heroi, të cilin shokët e luftës e thërrisnin “Vogëlushi”, një jetë të tërë që nga rinia e hershme, i kushtoi përpjekjeve dhe luftës për liri. Gatishmëria, qëndresa dhe trimëria e tij e bëjnë atë hero emblematik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pandemia e cila ka mbërthyer botën, ka ndikuar edhe në zhvillimin e aktiviteteve komunale për homazhe e përkujtim të heronjëve, dëshmorëve e martirëve. Pandemia ndikoi edhe në realizimin e zotimit të kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, për skalitjen e shtatores së heroit Imer Alushani këtë përvjetor. Kryetari Lladrovci zotohet se shtatorja do të skalitet dhe vendoset në një datë të rëndësishme.

Dita e sotme 26.07.2020, shënon 22-vjetorin e rënies së Sylë Jakup Morinës nga Gjergjaj dhe Nazmi Ramadan Gashit nga Komorani. Të dy dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës bashke me pesë bashkëluftëtarë ranë heroikisht duke luftuar me armikun, përderisa po ktheheshin nga Shqipëria ku ishin furnizuar me armë.

Lavdi të rënëve për liri!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë