Rrahje masive në Llapushnik, bëhën ‘llom’ katër persona

Janë arrestuar katër persona të dyshuar në Llapushnik të Drenasit, të cilët pas një mosmarrëveshje ishin rrahur në mes vete, ku si pasojë tre prej tyre kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Policia ka njoftuar se si pasojë e rrahjes lëndime trupore ka pësuar edhe viktima femër kosovare e cila ka pranuar tretman mjekësor.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë