Drenas/ Diskutohet përkrahja me sera për gratë margjinalizuara

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, gjatë ditës së sotme ka pritur në takim drejtuesen e OJQ Social Creativity me seli në Prishtinë, Vlora Ademi dhe drejtoreshën e Qendrës për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas, Kadire Tahiraj.

Gjatë takimit u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjellë për të realizuar një projekt për ndërtimin e pesë serave në përkrahje të grave të margjinalizuara në Komunën e Drenasit. Kryetari Lladrovci dhe znj. Ademi u dakorduan që të nënshkruajnë një memorandum bashkëpunimi për të realizuar këtë projekt.

Organizata OJQ Social Creativity e cila është përfituese e një granti nga Agjensioni për Barazi Gjinore, ka zgjedhur që për këtë projekt të bashkëpunojë me znj. Kadire Tahiraj, respektivisht me Qendrën e Promovimit të Drejtave të Grave në Drenas.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë