Veseli thotë se ka simptoma të Covid-19, pret rezultatin

Kryetari i PDK-së, kadri veseli, ka thënë se ” potencialisht mund të jam infektuar me Sars-CoV-2, sot e kam bërë testin”.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Pas disa simptomave të lehta dhe dyshimeve që potencialisht mund të jam infektuar me Sars-CoV-2, sot e kam bërë testin.

Në përputhje me rekomandimet e institucioneve, jam vetizoluar deri në konfirmimin e rezultatit.

Apeloj te të gjithë qytetarët që t’i respektoni masat, t’i vendosni maskat, të mbani distancën higjienën!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë