Lladrovci i shkruan Veselit: Uroj që sa më shpejt ta mundni këtë virus dhe t’i ktheheni familjes dhe detyrave

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, pasi mori lajmin se lideri i PDK-së, Kadri Veseli është infektuar me koronavirus, në rrjetin social ka shkruar se virusi tinëzar, nuk po ndalon së sulmuari, duke shtuar se “as kësaj here, virusi nuk kalon”.

Z. Lladrovci ka uruar z. Veselin që sa më shpejt ta mund këtë virus dhe t’i kthehet familjes, detyrave institucionale dhe politike.

Ja postimi i z. Lladrovci në fb:

I nderuari kryetar, Kadri Veseli,

Virusi tinëzar, nuk po ndalon së sulmuari. Por, as kësaj here, virusi nuk kalon.

Uroj që sa më shpejt ta mundni këtë virus dhe t’i ktheheni familjes, detyrave institucionale dhe politike.

Me nderime, Ramiz Lladrovci

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë