Lladrovci për shqiptarët në Bujanoc: Të bashkuar, për suksese të reja. Urime, gëzuar!

I pari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka uruar të zgjedhurit e Kuvendit të Bujanocit.

Përgëzime të sinqerta krerëve të partive politike shqiptare të Bujanocit për konstituimin e Kuvendit dhe emërimin e Nagip Arfiti kryetar të Bujanocit, shkruan Lladrovci.

Postimi i plotë i Lladrovcit:

Përgëzime të sinqerta krerëve të partive politike shqiptare të Bujanocit për konstituimin e Kuvendit dhe emërimin e Nagip Arfiti kryetar të Bujanocit.

Respekt për z. Nagip Arifi, z. Shaip Kamberi, z. Shqipërim Musliu e z. Arbër Pajaziti për këtë hap historik.

Shumica shqiptare në Bujanoc, nuk duhet të ndalet as të ndahet, sepse pjesët nuk janë më të mëdha se tërësia. Të bashkuar, për suksese të reja. Urime, gëzuar!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë