Punëtorët e Telekomit organizojnë protestë 24 orëshe: Grupet e errëta dëshirojnë të na lënë fëmijët pa bukë

Sindikata e Telekomit ka njoftuar se do të protestojnë të enjten, raporton Gazeta Express.

Në profilin zyrtar të Fsp Ptk në Facebook nga sindikata kanë bërë të ditur se do të protestojnë para qeverisë me datë 23 korrik nga ora 13:00.

Sipas tyre, disa grupe të errëta dëshirojnë t’i lënë fëmijët e tyre pa bukë.

“Do të protestojmë për t’i treguar këtij shteti se edhe punëtorët e Telekomit janë të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Kryeministri Avdullah Hoti ka pasur një takim sot në Qeveri me palët e përfshira në rastin e Telekomit. Në takim ishte i pranishëm edhe Blerim Devolli, megjithatë, deri më tani nuk janë dhënë detaje nëse është arritur ndonjë dakordim.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë