Lladrovci ngushëllon familjen Thaçi

I pari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka ngushëlluar familjen Thaçi, për vdekjen e nënës Vahide, bashkëshorte e martirit Mehmet Thaçi dhe nënë e dëshmorit, Muharrem Thaçi nga Llapushniku.

Postimi i plotë i Lladrovcit:

Me dhimbje të madhe, mora lajmin se u nda nga kjo jetë, nëna Vahide, bashkëshorte e martirit Mehmet Thaçi dhe nënë e dëshmorit Muharrem Thaçi nga Llapushniku.

Nëna Vahide, ishte nënë heroinë, sepse, humbja e bashkëshortit dhe djalit të saj, nuk e ka përkulur, madje, familjes së saj të ngushtë e të gjerë, iu bë burim frymëzimi për të ecur përpara.

Vuajtjet e saj, mbesin në kujtesën e të gjithë neve që e kemi njohur dhe dëgjuar për vuajtjet e saj, njëherësh krenar për motivimin e saj për ngritjen e jetës në liri.

Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen, miqtë dhe dashamirët e familjes së nderuar Thaçi. Mbahuni të fortë!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë