Lajm i mirë, vaksina antiCovid-19 e Oksfordit rezulton e sigurt

Një vaksinë kundër koronavirusit e zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit ka rezultuar e sigurt dhe po trajnon sistemin imunitar.

Në rreth 1,077 njerëz që u testua vaksina, çoi në bërjen e antitrupave dhe qelizave të bardha të gjakut që mund të luftojnë koronavirusin, shkruan BBC, transmeton Indeksonline.

Gjetjet janë jashtëzakonisht premtuese, por është ende shumë shpejt të dihet nëse kjo është e mjaftueshme për të ofruar mbrojtje dhe janë duke u zhvilluar edhe testime më të mëdha.

Mbretëria e Bashkuar tashmë ka porositur 90 milion doza të vaksinës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë