Ky është i riu që humbi jetën në aksidentin e ndodhur në Komoran

Drituar Berisha, 22-vjeç, nga fshati Ruhot i Pejës, është personi i cili humbi jetën mëngjesin e sotëm në një aksident trafiku të ndodhur në rrugën Prishtinë-Pejë, saktësisht në Komoran, raporton IndeksOnline.

I riu ishte përplasur në një shtyllë betoni të tensionit të lartë të energjisë elektrike dhe më pas kishte përfunduar disa metra larg rrugës duke u rrokullisur.

IndekOnline ka raportuar ekskluzivisht për këtë aksident të rëndë ku mbeti i vdekur i riu nga Peja.

Sipas policisë, aksidenti është raportuar saktësisht në orën 08 e 10 minuta ndërsa menjëherë vendit të aksidentit i janë përgjigjur njësitet përkatëse të policisë, zjarrfikësit dhe mjekët.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë