Kryetarët Ramiz Lladrovci e Shpend Ahmeti, takohen në Prishtinë, do ta vazhdojnë në Drenas

Kryetari komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka takuar sot, kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin, takim të cilin ai e ka quajtur edhe të mirë edhe prodhor.

Z. Lladrovci është zotuar se do ta pres në Drenas z. Ahmeti për ta “testuar mikpritjen e Drenicës”, siç e ka quajtur ai.

Ja postimi i plotë i z. Lladrovci:

Takimi me Shpendin është çdo herë edhe i mirë, edhe prodhor, sepse ka efekte që ma vonë ju dëgjohet krisma. Pushteti lokal është sfidë, për aq sa i kuptojmë realisht çështjet që i mundojnë qytetarët tanë.

U zotova se do ta pres së shpejti në Drenas dhe do ta testojmë mikpritjen tradicionale të Drenicës. Pavarësisht sfidave të metropolit, edhe ne në komunat tjera u kemi dhënë rrugë disa problemeve të pushtetit lokal duke realizuar pritshmëritë e qytetarëve. Vera shkon shpejt!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë