Kompania “ELIS Sh.p.k.” dhuron 2000 maska për komunën e Drenasit

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur në takim biznesmenin Naser Hoxha, pronarin e kompanisë “ELIS Sh.p.k.”, e cila merret me prodhimin e maskave Myfixmask të kualitetit të lartë.

Kryetari Lladrovci ka falënderuar Naser Hoxhën për këtë donacion të ofruar dhe e ka përgëzuar për punën dhe produktin kualitativ si dhe për gatishmërinë për të ndihmuar Komunën e Drenasit në këtë kohë pandemie.

Ndër të tjera, Lladrovci tha se ky donacion është shumë i mirëseardhur për tejkalimin dhe parandalimin e luftimit me COVID-19 dhe se do të përdoret nga institucionet e Komunës së Drenasit gjatë shërbimeve me qytetarë dhe në kryerjen e punëve tjera zyrtare.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë