Aksidenti në Komoran, vdes një person

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Indeksonline se një person ka humbur jetën në aksidentin e hershëm në Komoran. Një veturë ka dalë nga rruga dhe ka goditur një shtyllë elektrike duke e ndarë në dysh atë.

Indeksonline mëson se vetura ka marrë flakë pas përplasjes që për pasojë është regjistruar edhe një viktimë.

“Rreth orës 08:10 Policia e Kosovës ka pranuar informatën për një aksident trafiku të ndodhur në autostradën Komoran – Prishtinë.
Njësitet relevante policore menjëherë kanë dalë në vendngjarje, ku kanë vërejtur se një veturë dyshohet se ka dalë nga rruga dhe është ndeshur me një shtyllë elektrike.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e emergjencës dhe zjarrfikësit, si dhe është informuar KEDS-i për ndërprerjen e energjisë elektrike, përderisa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e një personi. Në vendin e ngjarjes janë të gjitha njësitë relevante të cilat po merren me rastin” thuhet në konfirmimin e Policisë për Indeksonline.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë