Thaçi: Ju ftoj të më ndiqni në ora 20:00, falemnderit për mbështetjen e pakursyer!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sonte në ora 20:00, do t’i adresohet publikut, ku edhe do të japë sqarime lidhur me intervistimin 4 ditor nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Thaçi këtë njoftim e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ku edhe ka falënderuar qytetaret për mbështetje.

“Të dashur qytetarë, Sonte, në orën 20:00, pas kthimit nga Haga, ju ftoj të ndiqni adresimin tim në Facebook dhe në media. Ju falënderoj për mbështetjen tuaj të pakursyer! HTH”, ka shkruar Thaçi.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë