Ndërron jetë në moshën 81 vjeçare veterani i arsimit Aziz Rama nga Sankoci

Dje, në moshën 81 vjeçare ka ndërruar jetë veterani i arsimit Aziz Rama nga Sankoci i Drenasit.

Fillimisht Azizi ishte si Mësues, pastaj si drejtor në Shkollën ”Luigj Gurakuqi” në Sankoc, duke vazhduar punën e tij  si Zavendës Drejtor dhe Pedagog në Gjimnazin ”Gjergj Katrioti Skënderbeu” në Drenas, dhe për tu rikthyer serish në vendlindje për ta vazhduar punën me nxënësit parafillor.

Aziz Rama njihet si veprimtar i shquar i çështjes kombetare, i cili dha kontribut të çmuar dhe tëpashoq në arsimimin e shumë brezave, ai punën në arsim e filloj në vitin 1958 në kohën e masave të dhunshme serbe pastaj në vitin 2005 kishte dalur në penzion.

Gjatë karrierës së tij punoi me përkushtim të madh në arsimimin e gjeneratave të reja, duke luftuar për dekada me radhë në zhdukjen e analfabetizmit në trevat e Drenicës.

Varimi i të ndjerit bëhet  në  varrezat e fshatit të lindjes në Sankoc të komunës së Drenasit.Drenicasot/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë