Majko me Lladrovcin dhe Xhelilin vizitojnë prindërit e presidentit Thaçi

Sot, ish kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko së bashku me dy miqtë e tij, z. Ramiz Lladrovci dhe Fatmir Xhelilin, ka vizituar prindërit e presidentit Thaçi në Brojë, derisa z. Lladrovci e quan Majkon “biri i vërtetë i Kosovës”

Z. Majko evokoi kohën kur ishte kryeministër dhe “kur popullit të Kosovës i kanosej asgjësimi, kohë kur burrat e gratë, vajzat e djemtë më të devotshëm të kombit, nën udhëheqjen e UÇK-së, në bashkëpunim me NATO-n i dolën zot atdheut”.

Ja postimi i plotë i z. Lladrovci në fb:

Sot, së bashku me mikun tonë, z. Pandeli Majko dhe deputetin Fatmir Xhelili, kemi vizituar prindërit e Presidentit Thaçi në Brojë, vizitë që ishte premtim i tij i para disa ditëve që zhvilluam në Tiranë me Kryetarin e Skenderajt, Bekim Jasharin.

Baca Haxhi ishte mikpritësi ynë, me të cilin Z. Majko diskutoi dhe evokoi kohën e luftës çlirimtare, në kohën kur ai ishte kryeministër i Shqipërisë, kur popullit të Kosovës i kanosej asgjësimi, kohë kur burrat e gratë, vajzat e djemtë më të devotshëm të kombit, nën udhëheqjen e UÇK-së, në bashkëpunim me NATO-n i dolën zot atdheut.

Z. Majko i shprehi respektin e thellë Bacës Haxhi dhe tërë familjes Thaçi e cila i rezistoi deri në ditët e sotme, akuzave të ndryshme të fabrikuara kundër çlirimtarëve, në vend se të akuzohen ideatorët dhe kryesit e mbi 400 krimeve masive në përmasa gjenocidi, anë e kënd Kosovës.

Drenica gjatë Luftës së UÇK-së, ashtu sikur në dy luftërat botërore, ishte zonë e shkatërrimit në masë, zonë e cila i bëri rezistencë të fuqishme okupimit jugosllav, që pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, më 1912.

Me Z. Majko kishim për qëllim ta vizitojmë edhe Familjen e Kadri Veselit, për të shprehur solidarizimin dhe përkrahjen e plotë në këto rrethana, por për shkaqe objektive nuk kemi mundur ta realizojmë.

Faleminderit, z. Majko, biri i vërtetë i Kosovës!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë