Lladrovci u shpreh ngushëlime familjeve Halilaj dhe Berisha

Komuna e Drenasit, përkatësisht, Kryetari Ramiz Lladrovci shpreh ngushëllime më të sinqerta familjes Halilaj dhe familjes Berisha për humbjen e familjarëve të tyre nga virusi Covid-19.

“Me pikëllim kam marrë lajmin se nga komuna jonë, kanë vdekur dy persona të prekur me virus. Shpreh ngushëllime më të sinqerta familjes Halilaj dhe asaj Berisha. Humbja e jetës së njerëzve duhet të shtoj kujdesin edhe me shumë për respektim të masave në funksion të mbrojtjes dhe parandalimit të virusit”, ka thënë Lladrovci.

Ndryshe, Shtabi Emergjent i Komunës, apelon te qytetarët që të respektojnë rekomandimet e IKShP-së për mbrojtje nga virusi.

Kujdesi ndaj shëndetit siguron mbrojtje të familjes dhe tjerëve rreth jush.

Mbani maskat, distancën fizike, dhe kujdesuni për higjienën.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë