Doktorit Gani Halilaj i vdes nëna si pasojë e virusit korona

Në orët e hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë nëna e doktorit nga Drenasi, Gani Halilaj.

Ajo vdiq si pasojë e Covid-19, në Prishtinë.

Lajmin e bëri të ditur vet  doktori përmes një njoftimi në Facebook.

Kjo është viktima e tretë e virusit brenda tri ditëve në Drenas.

Njoftimi:

“Te nderuar miq, shok, farefis ju njoftoj se para 40 minutave pra ne ora 04:35 min iku ne amshim Nena jone pas nje lufte me Covid 19.
Zoti e paste shperbly me Xhenet nanen tone.
Amin!
I pranoj te gjitha ngushellimet e juaja permes SMS, Facebook-ut dhe nuk keni obligim per shkak te situates te jeni fizikisht as ne varrim e as ne ngushellime sipas tradites qe i kemi!
Me respekt per te gjithe juve, familja Halilaj”, u shpreh ai.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë