Organizohet pritje e madhe për Presidentin Thaçi

Rreth orës 19 e 30 të ditës së sotme, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi pritet të vij në Kosovë, raporton IndeksOnline.

Ai do të ateroi fillimisht në Aeroportin e “Rinasit” në Tiranë ndërsa më pas do të niset drejt pikës së kalimit kufitar në Morinë.

Në shenjë respekti ndaj Presidentit, është organizuar edhe pritje për të në kufi, ku kërkohet që qytetarët të marrin edhe flamurin me veti.

Organizatorët kanë shpërndarë sot posterë gjithandej me fotografinë e Thaçit, në të cilët shkruan: Mirë se vjen, President! Të gjithë në pritje të heroit të luftës dhe paqes. Pika kufitare në Morinë, E premte, 17 korrik 2020, ora 19 e 30. Eja edhe ti! Merre flamurin me veti. Vendose maskën dhe mbaje distancë.

Rikujtojmë se presidenti Thaçi për katër ditë radhazi iu është përgjifjur pyetjeve të prokurorit të specializuar pranë Gjykatës Speciale në Hagë. Ndaj Thaçit, Veselit dhe disa të therë është paralajmëruar mundësia e ngritjes së një aktakuze kinse për krime të kryera gjatë luftës së fundit./IndeksOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë