Komuna e Drenasit i shpreh ngushëllime familjes Rrukiqi për humbjen e jetës së familjarit të tyre si pasojë e virusit COVID-19

Komuna e Drenasit, sot ka marrë lajmin e hidhur për vdekjen e qytetares H. Rrukiqi, e infektuar me virusin COVID-19.

Me këtë rast, Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci ka ndarë dhimbjen me familjen Rrukiqi nga Vërbovci, duke ju shprehur ngushëllime të sinqerta.

“Sot, me dhimbje pranuam njoftimin nga ShSKUK, se nga komuna jonë, ka vdekur një qytetare e infektuar me COVID-19.

Familjes Rrukiqi dhe miqve të saj i shpreh ngushëllimet më të sinqerta.

Ky është̈ rasti i dytë i vdekjes së të infektuarve në komunën tonë dhe shpresojmë̈ që të jenë të fundit në këtë̈ betejë me virusin.

Ju lutem të respektoni masat e nivelit qendror dhe rekomandimet e IKSHP-së.

Mbroni shëndetin tuaj, të familjes dhe shëndetin publik” thuhet në ngushëllimin e kryetarit Lladrovci.

Më shumë