Lladrovci pret në zyre Venis Morina, fituesi i çmimit ICT Ylli në Ngritje i Vitit

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim nxënësin Venis Morina, i cili me projektin Xcom është zgjedhur fitues i çmimit ICT Ylli në Ngritje i Vitit për edicionin e 8-itë të ICT Awards.

Kryetari Lladrovci ka përgëzuar nxënësin Morinën për çmimin e parë në ICT Awards, duke uruar që edhe me tutje të vazhdojë me këto suksese.

Lladrovci ka thënë se çmimet e tilla e bëjnë të ndihet krenar, sepse janë të arritura të të rinjve tanë.

Projekti Xcom është lehtësimi i blerjes së produkteve në markete, menaxhimi i ekonomisë së konsumatorit, analizimi i
të dhënave të shitjes, reklamimi i produkteve dhe rritja e shitjeve të marketeve. XCom përdor teknologjitë e fundit si inteligjenca artificiale dhe realiteti i shtuar.

Venis Morina edhe në vitin 2019 kishte arritur të renditët në vendin e tretë në garat “Eureka 6”.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë