Koronavirusi i merr jetën zyrtarit të Policisë së Kosovës

Para pak çastesh ka humbur betejën me koronavirusin, Ilir Gjoka, zyrtar policor nga ekipi reagues në Stacionin Policor në Gjakovë, raporton Gazeta Sinjali.

Informacionin për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar burime të sigurta të Gazetës Sinjali brenda Klinikës Infektive në QKUK.

Gjoka po luftonte me koronavirusin, por së fundmi iu përkeqësua gjendja shëndetësore ku edhe pak më parë ndërroi jetë.

Kujtojmë se numri i të infektuarve me koronavirus në vendin tonë është rritur, teksa numri i viktimave ka shkuar në 118.

Ilir Gjoka

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë