Komuna e Drenasit vazhdon aktivitetet për largimin e deponive ilegale

Komuna e Drenasit përkatësisht DSHPE po vazhdon aktivitetet për largimin e deponive ilegale. Kjo drejtori ka vazhduar me largimin e deponisë te pishat, afër lagjes Nishori në Komoran.

U bëjmë thirrje të gjithë qytetarët që mbeturinat inerte t’i dërgojnë në deponinë inerte në Llapushnik me qëllim që t’i ruajmë hapësirat e gjelbëruara. Kjo deponi është caktuar nga komuna e Drenasit për hedhjen e mbeturinave inerte nga qytetarët, në mënyrë që të parandalohet krijimi i deponive ilegale me përmbajtje inerte.

Mënyra më e mirë për të parandaluar pandeminë është mbrojtja e natyrës për një të ardhme të shëndetshme.
Këto aktivitete do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë