Këshilltari politik i Besnik Tahirit të AAK-së, aderon në AAK!

Me 23 qershor të këtij viti, Nevruz Deva ka njoftuar se ishte emëruar këshilltar politik i zëvendëskryeministrit të AAK-së, Besnik Tahiri.

Ndërsa sot, 16 korrik, i njëjti është prezantuar nga zyrtarët e AKK-së si i aderuar në këtë parti.

“Deva e Gjakovës, në të gjitha periudhat historike i dha shumë vendit”, kështu ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj me rastin e vizitës së tij në konakun e familjes Deva.

Haradinaj tek kjo familje ishte i shoqëruar nga deputeti Haxhi Shala, i cili këto ditë aderoi në AAK dhe nga deputeti Pal Lekaj.

“I nderuar nga mikpritja shqiptare që përjetova në konakun e familjes Deva. Mikut tim Nevruz Deva, i ndava medaljen ‘ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET’. I lumtur që ai u bashkua në rrugëtimin e përbashkët politik në Aleancë. AAK si parti e qendrës së djathtë, dita ditës po fiton përkrahjen e shumë personaliteteve dhe familjeve patriotike që besojnë në Atdheun e fortë, me mirëqenie për të gjithë qytetarët”, ka shkruar Haradinaj.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë