Vdes një person nga Skenderaj, si pasojë e virusit COVID-19

Edhe një person ka vdekur si pasojë e virusit COVID-19.

Kjo u bë e ditur nga kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku.

Ai theksoi se Haki Rushiti nga Prekazi humbi jetën si pasojë e koronavirusit, teksa u shprehi ngushëllime familjarëve.

Kësisoj Rushiti është viktima e tretë sot si pasojë e COVID-19, teksa dy pacientë nga Ferizaj u konfirmuan së humbën jetën pak orë më parë.

Njoftim i Lushtakut:

Si pasojë e virusit Covid-19, paska ndërruar jetë Haki Rushiti nga Prekazi. Duke e njohur që nga rinia, Hakiu ishte burrë shumë i mirë e i dashur për të gjithë. Ishte aktivist i palodhshëm e punëtor shumëvjeçar i shkollës “Azem Bejta” në Prekaz.

Ngushëllimet më të thella për familjen Rushiti por edhe për të gjitha familjet të cilat kanë humbur më të dashurit e tyre si pasojë e pandemisë së shkaktuar nga virusi Korona.

Gjatë këtyre ditëve duhet të jemi të disiplinuar duke zbatuar rekomandimet e IKSHPK-së për të bartur maska, duke ruajtur distancën e pastërtinë. SL

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë