Udhëtoi nga Suhareka në Hagë në mbështetje të Thaçit: E kam idol, epokë është e gjithë Drenica

Shpejtim Veselaj, është qytetari i cili nga Suhareka rrugëtoi deri në Hagë dhe po qëndron atje për tre ditë me radhë në mbështetje të Presidentit Hashim Thaçi.

Ai ka thënë se këtë bashkë me mbështetës të tjerë, po e bëjnë derisa të hiqen të gjitha akuzat e çlirimtarëve, ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njofton Klan Kosova.

 

 

”Jemi duke qëndruar pranë zyrës së Prokurorisë Speciale. Do t’i mbështesim derisa të hiqen të gjithë akuzat e çlirimtarëve të UÇK-së”.

”Kemi dhjetëra qytetarë, shqiptarë nga Kosova që jetojnë në diasporë në mbështetje të vlerave të luftës dhe ushtarëve të UÇK-së të cilët quhen çlirimtarë”.

Për dallim nga ata të cilët jetojnë në pjesë të tjera të diasporës, Shpejtim Veselaj u nis nga Suhareka në këtë kohë pandemie.

Ai tregon se si në këtë situatë arriti deri në Hagë, njofton Klan Kosova.

”Unë ditën e shtunë pasdite, jam nisur nga Kosova me mikun tim Naim Gashin. Më ka shoqëruar në udhëtimin tim nga Suhareka deri në Holandë”.

”Çdo pikë kufitare ku kemi kaluar, jemi prezantuar gjithmonë se po ikim për punë dhe nuk kemi pasur ndonjë telash për shkakun e pandemisë”.

Si e shihni veprimtarinë e Thaçit gjatë asaj kohe?

”Siç e quajti i nderuari, shkrimtari i madh Ismail Kadare, ”nuk është një politikan i rëndomtë por është një epokë për Kosovën”. Ashtu them edhe unë, e kam idol që nga lufta për veprimet si udhëheqës i UÇK-së i cili e çliroi Kosovën dhe na e solli lirinë e pas lirisë na e shpalli Pavarësinë”.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë